ShqipAnglisht
Fundi i konkursit po afrohet, gara mbetet e hapur!
Të Reja mbi Konkursin SEO
e Martë, 27 Prill 2010 12:55

15 Maji shënon dhe përfundimin e konkursit të parë shqiptar SEO.

Ndërsa kanë mbetur edhe 20 ditë nga kjo datë, sfida kryesore e domain-it Mushkonja.biz shfaqet ajo me doman-in Mushkonja.net.

Sipas të dhënave të pasqyruara në 3 motorët e kërkimit Google, Yahoo dhe Bing, domain-i Mushkonja.net renditet i dyti në Google, ndjekur nga domain-i Mushkonja.biz, i cili pozicionohet në vendin e pestë.
Krejt ndyshe paraqitet renditja në motorin e kërkimit Yahoo, ku Mushkonja.biz renditet e dyta, ndërsa Mushkonja.net e teta.
Në motorin e kërkimit Bing, Mushkonja.biz mban vendin e parë, ndërsa domaini rival Mushkonja.net, renditet i treti.

Gara mbetet e hapur!