ShqipAnglisht
Mushkonja apo jo Mushkonja?
Njoftime
e Premte, 09 Prill 2010 20:07

Pas postimit tonë të fundit, Google me shpejtësi ndryshoi renditjen duke na zhvendosur poshtë, si ndëshkim për krenarinë e treguar! :P (kolegu im, i cili e shkroi, tani është i paralajmëruar... hëhëhë)

Grafiku zyrtar u përditësua dje, kështu që tani jemi në vendin e parë së bashku me domainin .net.

Domain-i ynë mushkonja.me u largua nga gara, siç edhe kemi shkruar në të, sipas rregullave dhe qëllimit të konkursit.

Ajo çfarë është e çuditshme është se domaini .me duket se zë vendet e tij në garë, por është i fshehur. Për shembull në yahoo, domaini .me renditet në vendin e parë dhe të dytë dhe domaini .biz renditet i treti, në grafikun zyrtar të seo.al mushkonja.biz renditet e treta në yahoo dhe askush nuk po e zë vendin e parë dhe të dytë... e çuditshme që domaini .me nuk është anashkaluar në këtë përllogaritje.

Gjithsesi nuk ka rëndësi, ne jemi të gatshëm dhe edhe më të lumtur për të konkuruar në këtë sfidë të rihapur të SEO-s! :)